Ashtu siç njoftoi Supersport të dielën në mbrëmje në emisionin “Zona Gol”, Odise Roshi është transferuar zyrtarisht në kampionatin hungarez të futbollit, duke shtuar koloninë e shqiptarëve atje.
Sulmuesi anësor ka firmosur me skuadrën e DVTK-së, që militon në elitën e futbollit hungarez dhe sot ka bërë prezantimin zyrtar në stadium, para se të rreshtohej për të kryer edhe seancën e parë stërvitore.
Kartoni i Odise Roshit është në pronësinë e klubit të Akhmat Grozny-t në kampionatin rus, por fieraku është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit te DVTK, që ka edhe opsionin e blerjes përfundimtare.
Odise Roshi është futbollisti i radhës shqiptar që transferohet në kampionatin hungarez, pasi më herët kanë shkuar atje lojtarë si Myrto Uzuni që aktivizohet me Ferencvaros apo Hysen Memolla e Herdi Prenga. /SS/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...