Google ADS

Hospitalizohet Princi Philip

16:27 | 17 Shkurt 2021
L G

Duka i Edinburgut u shtrua në spital të martën në mbrëmje “si një masë paraprake” pasi u ndje keq, ka thënë Pallati Buckingham.

Princi Philip, 99 vjeçare, u dërgua në Spitalin King Edward VII në Londër, shtoi deklarata.

Një burim i pallatit i tha BBC-së se ai udhëtoi me veturë deri në spital, ku u pranua si masë paraprake sipas këshillës së mjekut të tij.

Burimi shtoi se duka është “në humor të mirë”. Ai pritet të qëndrojë në spital për disa ditë. Burimi shtoi se Princi Philip ishte ndjerë keq për disa ditë, por që nuk kishte lidhje me coronavirusin.

Ndryshe, Duka humbi ngjarjet për të shënuar një vjetorin e Betejës së Jutlandit pas “këshillave të mjekut” në vitin 2016 gjersa një vit më pas u tërhoq nga detyrat publike. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme