Grupi i gjakut dhe ndërlidhja me shëndetin dhe sëmundjet

14:46 | 17 Shkurt 2021
S D

Për vite me rradhë shkencëtarët kanë qenë skeptikë ndaj idesë se grupi i gjakut mund të ndikojë fort në predispozitën e sëmundjeve të caktuara, shkruan “AgroWeb”.

Megjithatë, shumë studime të kohëve të fundit kanë treguar se grupi i gjakut na bën më të predispozuar ndaj një sëmundjeje të caktuar, transmeton lajmi.net.

Për më tepër, është pikërisht grupi i gjakut që mund të luajë rol mbrojtës ndaj tyre.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë arritën në këtë konkluzion pasi analizuan të dhënat e mbi 20,000 pacientëve.

Studimi i cili do të publikohet së shpejti në revistën Lancet ka nxjerrë në pah fakte shumë interesante.

Për shembull, njerëzit që në organizmin e tyre kanë genin specific Adamts7 janë më të rrezikuar nga një atak në zemër.

Nga ana tjetër, njerëzit me grup gjaku 0 që kanë në organizëm genin e lartpërmendur nuk përballen aspak me këtë rrezik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme