Kryeziu: Në krye ishin njerëz për faqe të zezë, gëzojeni këtë përvjetor me një kthesë të mbarë

14:25 | 17 Shkurt 2021
V. S.

Ish-deputeti dhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka uruar për përvjetorin e trembëdhjetë të shpalljes së pavarësisë. Këtë urim ai e ka përcjellë me mesazhe politike.

Kryeziu ka thënë se ky përvjetor ka ardhur me një kthesë të fortë, “një kthesë të mbarë”.

Postimi i plotë:

“Të nderuara mikesha, të nderuar miq,
Ta gëzoni këtë përvjetor! Erdhi me një kthesë të fortë, me një kthesë të mbarë. Asnjëherë nuk u pa një reagim aq i gjerë i votuesve për ndryshim.
Para nja dy vjetësh shkrova një koment ku ankohesha pa ngushëllim se edhe rrjeti i organizimit partiak është kontaminuar i tëri. Nuk më shkonte mendja si mund të shërohej.

Ja, pra!
Nuk ka njeri, sado modest nga fiqiri, që të mos e ketë parë, madje që nga fillimi, se erdhën në krye njerëz që nuk ishin të interesuar të zgjidhnin probleme, por si të shmangeshin e si të shtoheshin. Ishte një turp e faqe e zezë.
Lërini të qetë në ligësinë e tyre!” Përpara, Kosovë! Urime!”, ka shkruar Kryeziu./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme