Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregtia midis BE-së dhe Kinës ka kapur vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme në botë që ka parë rritje në vitin 2020, çfarë ka nxitur kërkesën për makina evropiane dhe mallra luksoze. Ndërkaq, eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike.
“Në vitin 2020, Kina ishte partneri kryesor i BE-së. Ky rezultat ishte për shkak të rritjes së importeve (+5.6%) dhe eksporteve (+2.2%)”, tha Eurostat.
Shifrat janë të përafërta me të dhënat zyrtare të Kinës, të publikuara në janar. Sipas tyre, tregtia e Kinës me BE-në është rritur me 5.3%, në 696.4 miliardë dollarë, në vitin 2020.
Sipas Eurostat-it, deficiti tregtar i BE-së me Kinën po ashtu është rritur nga 199 miliardë dollarë në 219 miliardë./VOA/arbresh.info/
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’