Nga: Sytrim Halitaj
Në diskutimet e fundit mediatike, politike dhe shoqërore u fol mjaft shumë për gjykatën speciale se a duhet të votohet apo jo. Pas gjitha zhurmave politiko mediale dhe populiste u votua për krijimin e kësaj gjykate e që në fund ishte shqetësim dhe lojë emocionesh për popullin e shkretë.
Së fundi lexuam edhe disa emra që tashmë janë të njohur për publikun e gjerë se kush janë dhe për çfarë pozite apo përgjegjësie kinse do gjykohen. Gjitha këto janë gatime të politikës tonë, janë vetëm mashtrime dhe lojëra me qëllim që të mbajnë pozitat dhe të pasurohen edhe më shumë në emër të popullit. Po ashtu mediat po u ndihmojnë mjaft mirë që çka do që është e nevojshme ti servohet popullit pa pasur njohuri se sa është i saktë mesazhi apo të dhënat që japin këta politikan. Sigurisht, duhet të kesh njerëz të mediave, analist e njerëz tjerë pas vetes se ndryshe fuqia që të ndikosh më shumë tek masat nuk bëhet ndryshe.
Fatkeqësisht ne nuk kemi gazetari hulumtuese që kishte me ardhë me diçka konkrete e të argumentuar se me të vërtet ajo që flitet e përflitet qëndron. Mund të marrim si shembull rastin kur Ambasada amerikane e vlerëson një gazetare për punën e saj në ndihmë kinse kundër terrorizmit e që në të njëjtën kohë policia (Institucioni zyrtar i vendit) flet për diçka të mundshme dhe jo prezente e që janë dy gjëra krejtësisht të kundërta duke argumentuar se këto janë manipulime dhe mashtrime të përbashkëta në mes të disa mediave dhe politikave të brendshme e të jashtme. Tjetër është rasti i arrestimeve të disa hoxhallarëve që u quajtën si nxitës të urrejtjes fetare dhe dërgimit të disa personave në luftëra si përkrahës të disa organizatave terroriste të lindjes. Këta të gjithë kane qenë të dyshuar për këto vepra dhe jo me të vërtet të atillë që i paraqisnin mediat e që në fund dolën të pastër nga këto akuza. Pra të mbrosh vendin tënd nga ndonjë rrezik të mundshëm s`do të thotë të jesh i njëanshëm dhe shpifës, mirëpo këto veprime me qëllime të caktuara, dëshmojnë se qëllimi është të ngjallin huti tek populli në mënyrë që elitat politike të përfitojnë edhe më tutje me manipulime dhe lojëra të tilla.
E gjitha çka u cek më lart është për të vërtetuar se vlera, nderi apo shenjtëria e luftëtarëve të UÇK në rastin e gjykatës speciale nuk do të diskutohet, mirëpo qëllimi është të gjykohen dhe të arsyetohen ligjërisht disa veprime të bëra nga njerëz që janë thirrur në emër të vlerave të UÇK-së dhe manipulimet e tyre në po këto vlera. Por këto lojëra janë me vizion më të largët dhe sigurisht i kushtojnë Kosovës shumë si një shtet i ri që është. Në luftën e fundit të Kosovës nuk ishin vetëm shqiptarët me rol domethënës, po kishte shumë agjenci te huaja që kontribuuan me informacione e forma tjera që ne ta shijojmë lirinë e sotme. Këto të dhëna dhe ndihma janë të kushtueshme prandaj duhet të paguhen ashtu si janë bërë premtimet kur është vendosur që të përkrahet liria e Kosovës. Dikush mund të thotë se gjitha këto janë teori konspirative…! Prandaj unë them se çka nuk është e maskuar e nuk ka diçka në prapavija të ngjarjeve që po ndodhin në Kosovë?
Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se misioni ndërkombëtar më shumë e ka qëllimin që ta ruaj forcën dhe ndikimin në botë si e ka tashmë, ta zgjerojnë më shumë e assesi t`a humbin atë pa marr parasysh çmimin e saj. Ne si popull shqiptar jemi në konflikt me Ballkanin dhe Evropën në shumë gjëra, në emër të vlerave nacionaliste. Duhet t`a kuptojmë se ne s`mund të kemi miqësi më frutdhënëse me ndërkombëtarët krahas serbëve apo popujve tjerë. Kjo çështje është dëshmuar dhe vazhdon të dëshmohet edhe sot në shumë raste prej se kanë filluar bisedimet Kosovë-Serbi. Ta marrim si shembull pa shkuar në detaje rastin e Mitrovicës, rastin e tanishëm me Malin e Zi, pastaj asociacionin e komunave serbe etj.
Ndërkombëtarët që veprojnë në Kosovë e kanë në plan që ndikimi i tyre të rritet në Ballkan më shumë se ai Rus. Prandaj për mendimin tim, në çfarëdo marrëveshje me serbët ne si popull do dalim humbës nëse institucionet nuk pastrohen nga korrupsioni dhe nëse nuk bashkohen me Shqipërinë jo në kuptimin e një shteti por në kuptimin e bashkëpunimeve në ngritjen e vlerave shtetërore e jo në ngritjen e të ardhurave materiale për grupe të caktuar individësh duke lënë çështjen e shtet-ndërtimit të zhytur në borxhe, korrupsion e krime të ndryshme. Pastaj të zgjerohet edhe më shumë bashkëpunimi me Shqiptarët e diasporës. Vetëm kështu arrihet të ndërtohet një shtet I fuqishëm me rol domethënës në rajon e më gjerë.
Është për tu veçuar gjithashtu se popujt tjerë gjithmonë kanë qenë të privilegjuar me përjashtim të popullit shqiptar historikisht, dhe kjo ka bërë që popujt tjerë të ecin para në politik-bërje. Ne jemi fillestar në këto gjëra dhe sigurisht i kemi ende disa cilësi si gjendja emocionale që tek në është e para që na bën ne të reagojmë me vrull dhe pa menduar mirë ndaj një akuze, dyshimi apo çka do tjetër që ka vlerë tek ne e që këta popuj të privilegjuar i kanë nën kontroll më shumë.
Kosova si një vend në ndërtim e sipër tregon se çdo lëvizje që bëhet rreth Kosovës lidhet ngushtë me interesa personale. Çdo problem, i çfarëdo kategorie, është thjesht arsye të politizohet dhe të llafoset lart e poshtë, të përfitohet nga lojërat e tilla ne forma te ndryshme dhe assesi nuk është me vullnet të bëhet zgjidhja apo të eliminohen problemet e mundshme.
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...