Mali Etna ka shpërthyer, duke dërguar tym dhe hirin në qiell duke detyruar një aeroport aty pranë të mbyllet përkohësisht.
Etna, me lartësi 3,350 m, është në ishullin italian të Siçilisë dhe është një nga vullkanet më aktive në botë.
Nuk ka raportime për lëndime ose dëme, raporton SkyNews, transmeton arbresh.info.
Departamenti i Mbrojtjes Civile tha që qendrat e afërta nuk ishin në rrezik, megjithëse Departamenti Qendror i Emergjencave i Italisë tha se po vëzhgonte qytetet Linguaglossa, Fornazzo dhe Milo.
Aeroporti në Catania duhej të mbyllej për shkak të hirit, i cili ishte ngritur më shumë se një kilometër në ajër dhe e bëri atë të pasigurt për të fluturuar, njoftoi agjencia e lajmeve Ansa.
Fotot e shpërndara në mediat sociale treguan se hiri binte në shtëpi dhe një kolonë e gjatë tymi që vinte nga mali shtrihej mbi ndërtesa.
Stefano Branco, kreu i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë INGV, i tha agjencisë italiane të lajmeve AGI se shpërthimi i fundit i aktivitetit ishte “aspak shqetësues”, duke shtuar: “Ne kemi parë më keq”.
Në orët e para të së mërkurës aktiviteti vullkanik kishte filluar të lehtësohej./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...