Sot n ora 10:00 siç ishte paralajmëruar edhe më parë filloi procesi i vaksinimit në vend, të parat që u vaksinuan janë: Dobrinka Nounova Naunovska, subspecialsite, Gabriela Gemelkovska, Kryeinfermierja ne K. l. dhe Ana Anastasovska, Infektologe ne Kliniken Infektive. Punonjësit shëndetësorë që morën vaksinën ndër të parët, menjëherë pas vaksinës deklaruan se ndjehen mirë.
“E pranova vaksinën dhe ndjehem mirë. Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hamenden, sepse kjo është mënyra e vetme për tu përballur me këtë pandemi. Sot pranuam dozën e parë, pas 21 ditëve do të marrim edhe dozën e dytë. Imuniteti arrihet për 2 deri 3 javë”, tha njëra nga infermieret që u vaksinua sot.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur pse nuk është në mesin e të parëve për të marrë vaksinën ashtu siç kishte deklaruar më parë, u përgjigj se megjithatë prioritet kanë mjekët të cilët janë në vijën e parë të frontit./alsat
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...