Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar gjashtë vende afrikane që të kujdesen për rastet e mundshme të Ebolas pasi u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos dhe Guinesë.
DRC deklaroi shfaqjen e Ebola më 7 shkurt ndërsa Guinea deklaroi shpërthimin të Dielën, shkruan Africa News.
“Ne tashmë kemi paralajmëruar gjashtë vendet përreth, përfshirë Sierra Leone dhe Liberinë, dhe ato po lëvizin shumë shpejt për t’u përgatitur dhe për të qenë gati dhe për të kërkuar ndonjë infeksion të mundshëm,” tha Margaret Harris i OBSH-së në një konferencë në Gjenevë.
Ndërkohë, fushata e vaksinimit të Ebola filloi të hënën në zonat ku u raportua për herë të parë epidemia, transmeton arbresh.info.
Midis 2013 dhe 2016 më shumë se 11,000 njerëz vdiqën në epideminë e Ebolas në Afrikën Perëndimore, e cila filloi në Guinea.
Ebola infekton njerëzit përmes kontaktit të ngushtë me kafshë të infektuara, të tilla si shimpanzetë dhe lakuriqët. Më pas përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun, lëngjet dhe organet e infektuara.
Ajo gjithashtu mund të përhapet indirekt përmes kontaktit me ambiente të ndotura./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...