Google ADS

Skandali në Peru: Ish-presidenti u vaksinua në tetor të vitit të kaluar

08:01 | 17 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Skandali që vazhdon të trondisë Perunë ndodhi kur një mjek zbuloi se ish-presidenti, Martin Vizcara, ishte vaksinuar kundër koronavirusit në tetor të vitit të kaluar.

Bëhet fjalë për mjekun që drejtoi provën klinike të vaksinës kineze “Sinofarm”, dhe ai foli për ish-presidentin para parlamentit peruan, duke thënë se Vizcara vetë kërkoi të vaksinohej, edhe pse vaksina ishte ende në fazën e testimit, transmeton portali arbresh.info

“Më 1 tetor, Vizcar ishte i interesuar për vaksinën. Të nesërmen ai vendosi dhe më kërkoi ta vaksinoja”, tha Dr. Herman Malaga, një profesor në Universitetin Cajetano Heredia i cili drejtoi provat klinike të vaksinës kineze për 12,000 peruanë.

Gjatë një dëshmie me video konferencë para komisionit parlamentar, Malaga tha se ish-presidenti nuk ishte vullnetar në marrjen në pyetje dhe se ai e dinte që ishte një vaksinë aktive dhe jo një placebo.

Për shkak të skandalit që ndodhi në Peru, Ministri i Shëndetësisë Pilar Mazetti dhe Ministrja e Jashtme Elizabeth Astete dhanë dorëheqjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme