Google ADS

Pacolli uron 17 shkurtin: Kjo datë shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të vendit tonë

21:53 | 16 Shkurt 2021
L G

Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli ka uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas tij, në këtë ditë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, nuk duhet të harrohen ata që kontribuuan dhe derdhën gjakun për të liri dhe pavarësi.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ua uroj 17 shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë! Në këtë ditë të madhe e të shenjtë për ne, nuk duhet të harrojmë shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ua uroj 17 shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë!
Në këtë ditë të madhe e të shenjtë për ne, nuk duhet të harrojmë shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Kjo datë shënon njërën ndër ngjarjet më të ndritura të vendit tonë
Urime Dita e Pavarësisë! Rr.P

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme