Sinjalet që jep ekzema për problemet me zemrën, cilat janë kurat natyrale

14:32 | 16 Shkurt 2021
Arbresh.info

Studimet mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema.

Edhe në Shqipëri rastet e personave që vuajnë nga ekzema janë të shumta. Bëhet fjalë për një inflamacion kronik të lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje.

Njerëzit që preken nga format më ekstreme të ekzemës vuajnë nga plasaritje të ashpra të lëkurës që lënë gjurmë afatgjatë. Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet thotë se njerëzit e lartpërmendur janë më të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi. Në studim, shkencëtarët analizuan të dhënat e plot 385,000 njerëzve të prekur nga ekzema.

Pas një mbikqyrjeje pesë vjeçare, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që vuanin nga ekzema e intensitetit të lartë ishin 40-50 përqind më të rrezikuar nga një atak në zemër. Për më tepër, ata ishin gjithashtu 20 përqind më të rrezikuar nga ishemia. Studimi sugjeron se njerëzit që vuajnë nga kjo lloj ekzeme duhet të kryejnë analiza mjekësore për kolesterolin, tensionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Kura natyrale kundër ekzemës

Përveç ndryshimeve rrënjësore në regjimin ushqimor, sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohen kurat e mëposhtme natyrale kundër ekzemës.

Vaji i arrës së kokosit

Ky vaj është shumë i mirë kundër këtyre problemeve me lëkurën dhe dhimbjet. Me të, ju mund të lyeni zonat e prekura të lëkurës për t’i ushqyer dhe zbutur ato.

Probiotikët

Probiotikët ndikojnë për mirë në shëndetin e stomakut duke rikthyer ekuilibrat e baktereve të mira dhe të këqija në stomak. Konsumoni ushqime me probiotikë. Probiotikët, bëjnë një ndryshim të qartë në shëndetin e lëkurës.

Vaji esencial i lavandës

Ky vaj zbut simptomat e ekzemës dhe shëron lëkurën e thatë. Hidhni 10 pika me vaj esencial në një enë ku keni shtuar pak vaj të arrës së kokosit dhe lyeni zonën e përtharë të lëkurës./agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme