Jakup Krasniqi i reagon prokurorit Smith: Ata që duan të dënojnë sakrificën e popullit tim, nuk mund të flasin në emër të popullit tim

14:29 | 16 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i ka reaguar ashpër prokurorit Jack Smith, duke iu referuar të mos flasë në emër të popullit të Kosovës, meqë ai po përpiqet të dënojë luftën shumëvjeçare të shqiptarëve.

Krasniqi ju ka drejtuar prokurorëve se në emër të popullit të Kosovës kanë të drejtë të flasin drejtuesit e UÇK-së, raporton Arbresh.info.

“Kam reagim në fjalën e Prokurorit, zotrit Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Në emër të qytetarëve të Kosovës, flasim ne përfaqësuesit e tij. Unë 45 vjet të jetës time, kam të angahzuar për liri dhe drejtësi dhe çlirim të kombit tim nga robëria. Në zgjedhjet e vitit 1992, kam qenë i zgjedhur deputet i Ksoovës, që regjimi i Serbisë nuk ka lejuar që të konstituohet. Kam qenë deri në 2014 përfaqësues i qytetarëve të Kosovës. Kisha lutur Prokurorin, që nëse ai duhet të flet në emër të dikujt, ose të flet në emër të krimeve të pretenduara, ai le të bëhet mbrojtës i krimit dhe gjenocidit që ka përodur regjimi serb. Në emër të popullit tim, në emër të kombit tim, dhe në emër të luftës dhe sakrificave të mëdha të kombit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij, dhe jo ata që përpiqen ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim. E në mënyrë të veçantë luftën e popullit tim për liri dhe barazi për çka kombi ynë dhe ne vet, e kemi fituar mbështetjen ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi para prokurorëve./Arbresh.info/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme