Google ADS

Testime masive në një qytet gjerman pas një rasti me variantin e ri britanik të COVID-19

13:49 | 16 Shkurt 2021
V. S.

Autoritetet gjermane janë duke ndjekur kontaktet e një rasti pozitiv me variantin e ri të COVID-19 nga Mbretëria e Bashkuar.

Disa blloqe apartamentesh në qytetin gjerman të Hamm u vunë në karantinë të hënën në mbrëmje, pasi një burrë atje doli pozitiv për variantin më të transmetueshëm të Covid-19 të zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Cnn.

Personi me origjinë bullgare kishte treguar simptoma të koronavirusit dhe kërkoi ndihmë mjekësore, sipas një njoftimi për shtyp nga qyteti.

Autoritetet më pas rrethuan katër blloqet e apartamenteve afër vendit ku ai punonte dhe filluan testimet masive, shton njoftimi.

Testimi ishte i domosdoshëm pasi burri është ndërtues në vend, sipas njoftimit, dhe kështu ka të ngjarë të ketë pasur kontakte me kolegët nëpër blloqet e apartamenteve.

Ndërkohë, agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve raportoi 3,856 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara të vendit në 2,342,843.

Numri i të vdekurve në Gjermani qëndron në 65,604, duke përfshirë 528 viktima të reja.

Agjencia kombëtare e vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch, tha se 4,284,554 vaksina janë administruar deri më tani në vend./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme