Google ADS

Mbrojtja e Thaçit kërkon materiale nga prokuroria, tregon se janë 124 dëshmitarë

12:30 | 16 Shkurt 2021
M. A.

Në Hagë ka nisur konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit.

David Hooper, avokati i ish-eprorit të UÇK-së, Hashim Thaçit ka thënë se kanë mungesë të materialeve lidhur me dëshmitarët.

Hooper ka thënë se ka disa çështje, duke filluar këtu edhe nga përkthimi, në të cilat janë duke pasur vështirësi.

Hooper tutje ka kërkuar ndihmë si një udhërrëfyes për mbrojtjen, në mënyrë që të kuptohet çështja dhe më pas të trajtohet.

Hooper bëri të ditur se 124 dëshmitarë të çështjes janë bërë të ditur vetëm me pseudonime dhe se nuk ka ndonjë njohuri se çfarë do të diskutojnë me këta dëshmitarë

“124 dëshmitarë që janë bërë të ditur shumica prej tyre, janë me pseudonime, nuk na është dhënë përmbledhje nuk kemi as edhe pesë rreshta nuk kemi njohuri për çfarë do të diskutojnë këta dëshmitarë, bashkë me provat. Mungojnë hollësitë lidhur me materialin dhe ZPS-ja vazhdon të veprojë kështu, se kështu e thonë edhe në argumentet e tyre, mungojnë edhe disa pika të cilat po t’i marrim së bashku krijojnë problem.”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme