Arrestohet një person në Rahovec për armëmbajtjeje pa leje

12:04 | 16 Shkurt 2021
S D

Është arrestuar një person i gjinisë mashkullore në Rahovec për armëmbajtjeje pa leje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti po ashtu ishte nën ndikim të alkoolit, shkruan Arbresh.info.

“Fsh. Ratkoc, Rahovec 15.02.2021-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 copë fishekë. I dyshuari është arrestuar derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme