Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV renditet e para me 47.85%.
E dyta renditet PDK-ja me 17.41%, e treta LDK-ja me 13.08% dhe e katërta AAK-ja me 7.43%
Në qytetin e Pejës nga kandidatët më të votuar nga AAK është Ramush Haradinaj me 4766 vota.
Kandidati i dytë më i votuar nga AAK në Pejë është Gazmend Syla me 2219 vota, para Ali Berishës që ka 2171 vota, raporton Njëshi.
Doktori i njohur kosovar, Shemsedin Dreshaj ka marrë 1831 vota në vendlindjen e tij. Daut Haradinaj ka siguruar 1545 vota në Pejë.
Diellza Kukaj është kandidatja femër më e votuar në Pejë me 1257 vota.
AAK-ja në Pejë thotë se në këtë listë mund të ketë ndryshime të vogla, por që përafërsisht ky është rezultati preliminar i kandidatëve në Pejë. /arbresh.info/
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...