Nga: Ali Hertica
Asnjë njeri nuk do që të marrë përsipër punë që nuk japin ndonjë rezultat. Çdo anëtar i një parlamenti e di se vota e tij nuk është vendimtare,prandaj ai nuk do të kërkonte raporte relevante,në mënyrë të veçantë se sa përputhet propozimi i bërë me ligjet në fuqi. Në raport më këtë,të gjithë do t’u besonin të gjithëve.
Megjithatë,duhet marrë një vendim.Shumë pak kanë bazë për të marrë një qëndrim të pavarur,shumica duan të kenë një qëndrim që të mos i bëjë të skuqen,siç po skuqen në parlamentin e Kosovës, si rezultat kemi një shumicë të shpejtuar në vendime, me fjalë të tjera një vullnet shumice të pa reflektuar.
Po mos kërkonte njeri të çorientonte,situate ndoshta nuk do të ishte dhe aq serioze. Mirëpo, pushtetarët rrinë me një sy hapur kur flet shumica.Ata e mbledhin dhe e shpërndajnë në popull sipas interesave të tyre. Ata sjellin përpara një huti me propozime,ku është vështirë të dallosh propozimet në interes të shumicës nga propozimet në interes të pushtetarëve. Së fundi,pushtetarët bazohen në argumente që dëgjuesi nuk kanë shumë kohë për t’i vlerësuar,ato bazohen në retorikën e rëndomtë dhe ndikim personal.
Në këtë formë populli gabon dhe bën lajthitje të mëdha dhe vendimtare,ndërsa pushtetarët marrin shumicën e votave. Ata pak që i njohin çështjet dhe i shohin pasojat,nuk futen në zhurma dhe çoroditjen e përgjithshme.Vullneti i shumicës deklarohet si vullnet i të gjithëve,njëkohësisht që në realitet është rezultat i makinacioneve të disa njerëzve.
Te sistemi ku pushteti legjislativ është në duart e gjithë popullit është pakica , pushtetarët që zotërojnë proceset vendimmarrëse. Ata janë të bashkuar dhe shumë të dukshëm, në kundërshtim me shumicën. Masa nuk është e bashkuar dhe i thjeshti nuk i bie në sy. Zgjuarsia mesatare njofton për të marrë vendime akoma edhe më absurd.
Populli duhet të përdorë të njëjtën armë dhe të njëjtën disiplinë thotë De Lome, një deputet përfaqësues do të përbëjnë nga një numër i madh njerëzish.Nëpërmjet grupeve të këshillimit mund të arrij në vendime të menduara mire,ku në parlamentin e Kosovës nuk marrin kurrë vendime të menduara mirë.
Anëtarët e tyre do të bënin plane.Që do t’i kishin gjithmonë parasysh, do të pajtoheshin për rregullat konsekuente dhe do të vendosnin forma të pakthyeshme.
Ata mund të marrin pjesë më të madhe të fitimit dhe prandaj,mbështeten në një angazhim më të forte. Si pasojë janë në sulm me detyrime që të fitojnë. Masa përkundrazi,kërkon të ruajë, prandaj është në mbrojtje. Kjo të çon në plogështi ,ndryshe ndodh me të zgjedhurit nga populli. Ata frymëzohen nga shpirti i kolektivit që janë pak,ata janë të dukshëm dhe janë vendosur në një skenë të lartë politike dhe i marrin forcat dhe qëndrueshmërinë nga ambicia që kanë në shpirtin e tyre.
Populli i zgjuar përfaqësuesit e tij nga shtresa e pasur,ku këta kanë shumë gjëra për ti ruajtur nën ombrellën e tyre,edhe ne ditët e qeta ata e mbajnë një sy të hapur mbi lëvizjen e pushtetarëve dhe janë instrumente të qeveritarëve që sinjalizojnë në kohë.
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...