Kryeministri Edi Rama merr pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit në Qarkun e Shkodrës. Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”.
Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia. Të paret që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.
Manastirliu ka deklaruar se sot do të bëhen 150 vaksinat e para ndërsa do të marrin injektimin edhe një grup mjekësh e infermierësh nga Lezha. Më tej do të transferohen për tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër për të nisur vaksinimin tek kjo grupmoshë sipas planit.
Manastrilu: Sot fillojmë vaksinimin në Shkodër. Kemi organizuar punën për vaksinimin e mjekëve. 150 vaksinat e para sot. Por në ditët e e ardhshme do të shtohet, do të jemi edhe në azilin e Shkodrës. Fillon me listë emërore dhe sipas sistemit që kush vaksinohet. Vaksinuesit janë të trajnuar. Më vonë do të vaksinohen edhe mjekët e spitalit të Lezhës më pas edhe tek shtëpia e të moshuarve në Shkodër./TCH
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...