Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro e cila do të jetë në shërbim të shoqatës dhe të qytetarëve.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, në facebook.
“2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan Muharremaj.
Po ashtu ai njoftoji se me anë kësaj kontrate do të krijohen 50 vende pune.
“Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, shkruan Muharremaj.
2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila…
Posted by Bali Muharremaj on E martë, 16 Shkurt 2021
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...