Google ADS

Moti i acartë në Evropë, Stambolli mbyll shkollat

10:32 | 16 Shkurt 2021
M. A.

Moti i acartë ka mbërthyer shumë shtete evropiane. E në mes të të ftohtit, qytetarët në Poloni ishin dëshmitarë të një pamje të rrallë të natyrës.

Vija bregdetare në qytetin Miedzyzdroje (Meen-za-stroya) është thuajse e ngrirë, duke e kthyer plazhin në një peizazh Arktik me dëborë dhe akull.

Ata që mundën ta shihnin, shijuan këtë bukuri të natyrës aspak të zakontë.

Dimri i acartë ka pushtuar edhe Stambollin ku u vendos qe shkollat te mbyllen. Objektet e famshme të kultit Hagia Sophia dhe Xhamia Blu u mbuluan nga dëbora. Sipas parashikimeve moti i ftohtë do të vijojë në Turqi të paktën deri ditën e enjte, shkruan Euronews Albania.

Greqia po ashtu është prekur nga fronti i ftohtë Lindjes me temperatura që shkojnë në minus 20 gradë celsius. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet e panevojshme. Autostrada kryesore në veri të Athinës u mbyll për shkak të reshjeve të borës.

E madje edhe në Rusi dhe Krime, ku dëbora është një fenomen i zakontë këtë vit reshjet e dendura kanë shkaktuar kaos. Sipas parashikimeve zyrtare, në fund të javës temperaturat në Moskë mund të bien deri në minus 30 gradë celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme