Zëvendës-presidentja amerikane Kamala Harris foli me Presidentin Francez Emmanuel Macron të hënën, duke shprehur angazhimin e saj për forcimin e lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve, tha zyra e saj në një deklaratë.
Presidenti Joe Bide, një ish zëvendës-president nën Barack Obaman, kishte Harris në anën e tij në shumë ngjarje gjatë mandatit të hershëm në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar se ai dëshiron që ajo të ketë një rol kryesor në implementimin e agjendës së tij politike, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.
Telefonata me Macron, lider i një shteti të G7, tregon se Harris po merr një rol në politikën e jashtme gjithashtu, një fushë në të cilën ish senatorja nga Kalifornia ka shumë më pak eksperiencë se Biden.
“Zëvendës-presidentja Harris dhe Presidenti Macron u pajtuan për nevojën e bashkëpunimit të dyanshëm dhe shumëpalësh për të adresuar Covid-19, ndryshimet klimatike dhe mbështetjen e demokracisë në vend dhe në të gjithë botën,” tha zyra e zëvendës-presidentes në një deklaratë.
“Ata diskutuan një numër të sfidave regjionale, duke përfshirë ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe nevojën që t’i ballafaqojnë këto së bashku,” thuhej në deklaratë.
Harris gjithashtu foli me Kryeministrin Kanadez Justin Trudeau më parë këtë muaj në thirrjen e parë si zëvendës-presidente me një lider të huaj./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...