61 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 5 janë në respirator (CPAP).
Sipas njoftimit thuhet edhe se 14 pacientë që janë të infektuar me COVID-19, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./arbresh.info/
Dita e ndeshjes/ Shqipëria udhëton në Pragë për të marrë pik...
Uragani “Milton”, dëme të jashtëzakonshme ekonomike, rreth 1...
Rama shkon në Hungari, takim me Viktor Orban
Aksioni i policisë në pikat e “Avicenës”, sekuestrohen gjash...
Policia sekuestron një armë zjarri me 25 fishekë dhe tri thi...
Kurti merr pjesë në hapjen e edicionit të 13-të të Festivali...