Gazeta zvicerane Blick shkruan rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe përfshirjes së diasporës nga Zvicra në këto zgjedhje. Në vazhdim, albinfo.ch publikon fragmente nga ky artikull.
Në Kosovë, shteti më i ri në Evropë, partia e krahut të majtë Vetëvendosje fitoi zgjedhjet. Shpresa për një fillim të ri është e madhe, por gazetari Bekim Dalipi, nga portali Albinfo.ch, me seli në Zvicër, është skeptik.
Në Kosovë, lëvizja e majtë e reformës Vetëvendosje ka fituar qartë në zgjedhje – po ashtu ashtu falë mbështetjes masive nga Zvicra!
Partia e Albin Kurti u rrit nga 26 në 48 për qind të votave brenda një viti e gjysmë. LDK-ja konservatore e cila ka qeverisur që nga vera, arriti vetëm në 13 për qind.
PDK e dalë nga UCK, gjithashtu ka shënuar rënie. Ajo ka marrë 17 për qind të votave. Kështu, është iniciuar fundi i gardës së vjetër, e cila ka luftuar për pavarësinë e vendit, por ka dështuar si forca dominuese qeveritare me keqmenaxhim dhe korrupsion.
Shumë kosovarë duan ndryshime thelbësore. Albin Kurti prandaj ka parashikuar një epokë të re për shtetin, i cili u themelua në vitin 2008 dhe tashmë është në prag të falimentimit”.
Ai premtoi: “Prioritetet tona janë drejtësia, vendet e reja të punës dhe lufta kundër korrupsionit dhe emigracionit”.
Vetëvendosje e Kurtit ka mbledhur rreth tij kryesisht politikanë më të rinj dhe të pashpenzuar. Politikania e lartë Vjosa Osmani (38), e cila aktualisht është U.D. e presidentes së vendit gjithashtu ka kaluar nga LDK në partinë e majtë të reformës (VV). Ajo pritet të marrë pozicionin e saj përfundimisht dhe Kurti të bëhet Kryeministër.
Nga afërsisht 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 47 për qind, përcjell albinfo.ch 110,000 vota kanë ardhur vetëm nga diaspora.
Bekim Dalipi redaktor në Albinfo.ch, vlerëson se rreth një e treta e këtyre votave nga jashtë, dmth rreth 40,000, vijnë nga të ashtuquajturit “shaci” nga Zvicra, të cilët në atdheun e vjetër duan të vendosin vulën e vendit të tyre të ri, Zvicrës.
“Shumica e kosovarëve që jetojnë në Zvicër votuan qartë për Kurtin, dhe euforia është shumë e lartë” thotë Dalipi. Me luftën e tij kundër korrupsionit, Kurti kishte arritur të mobilizonte votuesit jashtë vendit. Shumë nga mbështetësit e partive të tjera nuk kanë votuar fare, në radhë të parë nga zhgënjimi me politikën e partive të tyre.
Me programin e tij, nacionalisti i majtë Kurti shihet nga shumë si një sinonim i shpresës, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, Dalipi nuk është aq optimist. “Pritjet nga ai janë shumë të mëdha. Unë jam skeptik se ai do të arrijë të sjellë ndryshimin me këta të rinj dhe njerëz pa përvojë”.
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...