Albulena Haxhiu: Nuk do ta shtyjmë përpara marrëveshjen e Washingtonit

00:17 | 16 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e ardhshme që synohet të krijohet me Albin Kurtin në krye, nuk do të shtyjë përpara pikat e zotimeve të firmosura në Washington nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Haxhiu nuk pret të ketë ndonjë presion nga SHBA-ja për këtë.

“Në ato zotime është vetëm pika e fundit e rëndësishme, njohja nga Izraeli. Sikur ajo listë të kthehej mbrapsht dhe të merrej si pikë e parë njohja dhe aty të ndalej gjithçka. Pikat tjera nuk shkojnë në favor të Kosovës. Çështja e Ujmanit, fuqizimi ekonomik i Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare … këto çështje nuk do t’i shtyjmë përpara”, ka thënë Haxhiu në KTV.

Ajo tha se VV-ja për këtë çështje ka diskutuar edhe me ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme