Google ADS

Flet Vjosa Osmani pas zgjedhjeve: Do të punoj për interesin tuaj

22:40 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka falënderuar elektoratin për besimin dhënë Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e listës zgjedhore së cilës është nisma e saj ‘Guxo’, duke thënë se ajo do të punojë në interesin e qytetarëve dhe do të rikthejë besimin në institucionet e Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës dje siguruan një fitore historike, transmeton Arbresh.info.

“Unë zotohem të punoj gjithnjë në interesin e tyre, të sjell besim në lidershipin tonë brenda dhe jashtë vendit dhe të rikthej besimin në institucionet tona. Faleminderit nga zemra ime”, shkruan Osmani.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka fituar bindshëm në zgjedhjet nacionale me 48 për qind, duke lënë mbrapa ish-partinë e Osmanit, LDK-në në vendin e tretë me rreth 14 për qind të votave. Debakli në zgjedhjet parlamentare ka shtyrë Isa Mustafën të jep sot dorëheqje nga kreu i LDK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme