Google ADS

Sami Lushtaku: Faleminderit Drenicë që më përkrahët mua dhe PDK-në

20:30 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje të PDK-së, ka reaguar Sami Lushtaku, nënkryetar i kësaj partie. Ish-kryetari i Skënderajt ka falenderuar simpatizantët e PDK-së për përkrahje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lushtaku theksoi se falënderon mbështetësit e PDK-së në Skenderaj e Drenicë që e përkrahën atë dhe partinë e tij.

“I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së“, ka shkruar Lushtaku në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që PDK është rënditur e dyta në zgjedhjet e 14 shkurtit me 17,36% të votave.

PDK ka arritur të ruaj Skenderajin dhe Drenasit duke fituar 72,29% dhe 63,68% të votave.

Postimi i plotë i Lushtakut:

“Të dashura struktura e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Dua që të falënderoj nga zemra të gjithë Ju, për punën, angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë fushatës zgjedhore dhe për besimin që i keni dhënë PDK-së në zgjedhjet e djeshme.

I falënderoj votuesit e PDK-së anë e kënd Kosovës e veçmas mbështetësit tanë në Skenderaj e Drenicë, që vazhdojnë besimin e madh ndaj meje dhe ndaj PDK-së.

Do të jemi bashkë gjithmonë!“/ Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme