Google ADS

Mediumi zviceran Blick: Vetëvendosje fitoi qartë

17:55 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Mediumi zviceran Blick, i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Në këtë artikull e publikuar dje me titullin “Lëvizja e majtë reformiste Vetëvendosje i ka fituar qartësisht zgjedhjet”.

Tutje artikulli flet edhe për rezultatin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas shkrimit të Blick, partia e cila ka qëndruar gjatë në pushtet dhe e themeluar nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dështuar t’i marrë më shumë se 17 përqind të votave, transmeton Arbresh.info.

Por, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, që u themelua nga presidenti historik Ibrahim Rugova, thuhet se është rezultati më i dobët në histori të kësaj partie.

“Kurti tashmë kishte organizuar demonstrata kundër sundimit serb në Kosovë si student në vitet 1990. Nga shkurti deri në qershor të vitit 2020 ai ishte tashmë kreu i qeverisë. Mandati i tij përfundoi pasi partneri i atëhershëm LDK përfundoi koalicionin dhe bashkoi forcat me partitë e tjera. Pas fitores në zgjedhje, Kurti synon të kthehet në zyrën më të lartë të qeverisë”.

“Zgjedhjet të Dielën vulosën gjithashtu largimin e gardës së vjetër nga radhët e UÇK-së, i cili kishte luftuar për pavarësi por dështoi si fuqia dominuese në qeveri për gati dy dekada. Shumica e qytetarëve sot i fajësojnë ata për keqmenaxhim dhe korrupsion. Megjithatë, kësaj here, përfaqësuesit e tyre kryesorë nuk ishin më në dispozicion për zgjedhje”.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu

Të ngjashme