Libri i parë i Fisnik Sadikut, të kuptuarit e sistemeve të inteligjencës

11:10 | 13 Nëntor 2015
Arbresh Info

“Të Kuptuarit e Sistemeve të Inteligjencës” është libri i parë nga Fisnik Sadiku dhe libri i parë shkencor në gjuhën shqipe nga kjo fushë.

Përmes librit autori përpiqet që t’i ofrojë lexuesit një kuptim të fortë të rolit që luan inteligjenca në hartimin e politikave të sigurisë kombëtare dhe njohuri të anëve të forta dhe të dobëta të saj.

Fisnik Sadiku ka lindur në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa në vitin 2009 diplomoi në gjeneratën e parë të Fakultetit të Shkencave Kriminalistike në Universitetin AAB në bashkëpunim me Universitetin e Sarajevës. Studimet e magjistraturës më pas i vazhdoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku edhe mbaroi studimet në vitin 2013. Sadiku është hulumtues i pavarur shkencor, ku edhe ka shkruar dhe botuar disa punime të ndryshme shkencore. Njëkohësisht ai është edhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga viti 2010./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme