Google ADS

Irani: Përpjekja e SHBA për të kapur ngarkesën e naftës është ‘Akt i Piraterisë’

15:15 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Irani thotë se përpjekja e qeverisë amerikane për të kapur 2 milion fuçi karburanti në bordin e një cisterne në pronësi Greke ishte “një akt piraterie,’ pasi tensionet mes Uashingtonit dhe Republikës Islamike tregojnë pak shenja lehtësimi nën presidencës e Joe Biden.

Uashingtoni pretendon se produkti në anijen Achilleas u eksportua nga Tehrani për të shmangur sanksionet tregtare të SHBA, shkruan Bloomberg.

Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi në gjykatën amerikane këtë muaj, duke pretenduar se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit maskuan origjinën e karburantit dhe e bënë të duket sikurse erdhi nga Iraki.

“Dërgesa i takon sektorit privat,” një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh, u tha gazetarëve në Tehran të hënën, pa dhënë detaje tjera. “Është e pafat se po ndodh nuk administratën e zt Biden.”

Achilleas është afër bregdetit të Teksasit, sipas të dhënave të Bloomberg, transmeton arbresh.info.

Departamenti i Drejtësisë urdhëroi anijen të lundronte për në ShBA para se Biden të pasonte Donald Trump më 20 janar.

Padia e SHBA thotë se pronari i Achilleas, Capital Ship Management Corp., u mashtrua se prej nga erdhi karburanti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme