Numri një në botë Ashleigh Barty iu deshën vetëm 71 minuta për të mposhtur amerikanen Shelby Rogers dhe të kalonte në çerek-finale të Australian Open.
Barty, e cila synon të bëhet australiania e parë që e fiton titullin që nga viti 1978, triumfoi me rezultat 6-3, 6-4, shkruan BBC.
Amerikanja Jessica Pegula prodhoi befasinë me fitore 6-3, 3-6, 6-3 për të rrëzuar numrin pesë në botë Elina Svitolina.
Fitorja e numrit 61 në botë e dërgoi atë në çerek-finale të një Grand Slami për herë të parë, transmeton arbresh.info.
26-vjeçarja do të ndeshet me amerikanen Jennifer Brady, e cila mposhti kroaten Donna Vekic, 6-1, 7-5.
“Ndjehem mirë, gjithçka ndjehet mjaft solide, kështu që unë thjesht do kaloj në ndeshjen tjetër kështu,” tha Pegula.
“Jam e lumtur që po garoj mirë, godas mirë, lëviz mirë.”
Pegula tashmë kishte mposhtur dy-herë fituesen dhe vendin e 12-të në botë Victoria Azarenka në rundin hapës dhe arriti 1/16 pa humbur ndonjë set./arbresh.info/
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës