Abdixhiku thotë se do të kërkojnë përgjegjësi

14:19 | 15 Shkurt 2021
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur kryesinë e partisë, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, ku partia e Isa Mustafës renditen e treta me rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Anëtarët e kryesisë janë parë duke hyrë në zyret e partisë.

Lumir Abdixhiku i pyetur se çfarë pritet të diskutohet dhe a do të kërkohet përgjegjësi nga drejtuesit e partisë për rezultatin e djeshëm, i njëjti ka thënë se “pritet të shihet dhe se padyshim se do të kërkohet përgjegjësi”.

Kujtojmë se LDK-w, doli e treta në zgjedhjet 14 shkurtit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme