Google ADS

Nagelsmann: Liverpool favorit por Leipzig janë në formë të mirë

13:45 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

Liverpool mund të jenë favorit në ndeshjen e parë e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig në Budapest por gjermanët kanë katër ndeshje të fituara radhazi, tha të hënën trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann.

Ekipi gjerman, gjysmë-finalisti i vitit të kaluar, ka pranuar vetëm një gol në tre ndeshjet e fundit në ligë dhe një në kupën gjermane dhe janë në vendin e dytë në Bundesliga me rekordin më të mirë në mbrojtje, shkruan Reuters.

“Jemi në një rrjedhë të mirë. Ne kemi fituar katër ndeshjet e fundit ndërsa Liverpool nuk kanë fituar pesë nga shtatë ndeshjet,” tha Nagelsmann në një konferencë për media para nisjes për në Budapest.

Ndeshja të martën u zhvendos në Hungari nga Leipzig për shkak të kufizimit të udhëtimeve mes Gjermanisë dhe Britanisë, transmeton arbresh.info.

“Ata janë lehtësisht favorit duke u bazuar në përvojën internacionale por ne kemi treguar që mund të mbajmë veten kundër këtyre ekipeve, edhe sezonën e kaluar edhe këtë sezon me një fazë të grupeve të rëndë,” tha Nagelsmann. “Ne qartazi jemi zhvilluar si ekip.”

Liveprool, fituesi i Ligës së Kampionëve para dy sezoneve dhe fituesi i kaluar i Premier Ligës, janë larg nga forma më e mirë, duke humbur tre ndeshjet e fundit radhazi për herë të parë që nga viti 2014.

Liverpool gjenden në pozitën e katërt në Premier Ligë, 13 pikë prapa Manchester Cityt dhe me një ndeshje më shumë të zhvilluar, pas humbjes kundër Leicester City të shtunën.

“Shumë varet nga forma në atë ditë,” tha Nagelsmann. “Ne e dimë që Liverpool janë ende një ekip e mirë me lojtarë të klasit botëror. Është vështirë të mbroheni ndaj tyre.”

“Rezultatet në Premier Ligë nuk llogariten në Ligën e Kampionëve. Ata janë larguar nga gara për titull dhe do të jenë 100% të fokusuar në ndeshjen e nesërme.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme