Anëtari korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Arsim Bajrami, njëherit edhe ish-funksionar në Partinë Demokratike të Kosovës, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje.
Fitoren e Vetëvendosjes ai e ka cilësuar si “plebishitare”, raporton arbresh.info.
Sipas Bajramit, në Kosovë, duhet të kuptohet se pushteti fitohet vetëm me zgjedhje dhe jo me komplote pas zgjedhore.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:
Populli i Kosovës edhe njëherë konfirmojë pjekurinë politike dhe kulturën shtetformuese duke mbajtur zgjedhje me standarde më të larta demokratike në rajon.
Urime Levizjes Vetvendosje per fitoren plebishitare. Ajo fitoren historike duhet ta kuptoje si besim dhe pergjegjesi per te qeverisur me logjiken shtetformuese. Ne Kosove duhet te kuptohet se pushteti fitohet vetem me zgjedhje dhe jo me komplote paszgjedhore. Me shume se nje fitore, kjo ka qene nje vote ndeshkuese per gabimet qe kane bere partite tjera ne 5 vitet e fundit. Rezimi i Qeverise Kurti ne kohe pandemie ka qene nje gabim fatal per partite humbese.
LVV duhet te transformoj mentalitetin e saj ideologjik dhe opozitar me nji vizion te ri euro-amerikan qe duhet ta perfundoj procesin e shtetendertimit dhe transicionit demokratik.
Pergezoje miqet ne PDK per qendrimin dinjitoz ne pranimin e humbjes dhe vendimin per te qendruar ne opozite.
Si nje nga themeluesit e saj, keshilloje koleget qe te perfundojne transicionin e gjeneratave dhe te ndertojene nje lidership te ri mbi bazen e zgjedhjeve demokratike brenda partijake. PDK-ja duhet te lirohet nga servilet, profiteret dhe te padishmit. Me kohe kisha keshilluar miqet e mi ne PDK qe si parti shtetformuese te heq dore nga logjika e rezimit te qeverive sidomos ne kushte pandemije dhe te deshmohet si parti shtet mbrojtese e Republikes se Kosoves.
Tani fituesi dhe humbesit duhet te lene anash euforine elektorale, te formojene sa me shpejte institucionet shteterore dhe te arrine unitetin e nevojshem per ruatjen dhe mbrojtjen e interessve vitale te Republikes se Kosoves./arbresh.info/
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...