Google ADS

Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

12:33 | 15 Shkurt 2021
arbresh.info

Institucionet kanë bërë gati agjendën shtetërore të aktiviteteve për shënimin e 13- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Më poshtë ju sjellim të plotë këtë agjendë:

17 Shkurt 2021

08:00
Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së
(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)
Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00
Homazhe te varri i Presidentit Rugova
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Velani – Prishtinë

10:00
Homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz
(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)
Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00
Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës
(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )

12:00
Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës
(Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë

13:00
Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”
Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00
Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi
Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00
Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)
Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtine

20:00 Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri Vendi: Klan Kosova – Prishtine
( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:

1. Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

2. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive
15 Shkurt 2021
Shfaqja e filmit
17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina
Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021
11:00 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan Krasniqi Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë
12:00 Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – Shqipëri Vendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë
17:00 Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina
Vendi : Kino ABC

19:00
Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës
Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021
10:00
Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës
Vendi: Prishtinë

10:00
Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes Vendi: Hani i Elezit
10:00 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut Vendi: Prishtinë
11:00 Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike Vendi: Viti
17:00-19:00
Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati
Vendi: Kino ABC

19:00 Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim Balaj Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021
19:00 Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil” Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme