Google ADS

Bislimi i LDK-së: Heshtja na dëmtoi po aq sa ata që mendonin se fitohet “me duar në xhepa”

12:26 | 15 Shkurt 2021
V. S.

Faton Bislimi, ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që pretendon të ketë edhe një mandat në Kuvend ka thënë se për LDK-në rezultati i zgjedhjeve është një sfidë që kërkon reflektim dhe përgjegjësi për të nesërmen.

Bislimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se heshtja e ka dëmtuar partinë e tij, po aq sa ata persona që mendonin se gara elektorale fitohet me “duar në xhepa”, duke aluduar në kreun e partisë së tij, Isa Mustafa i cili gjatë fushatës për zgjedhje në Komunën e Prishtinës, pati deklaruar se do të fitonte “me duar në xhepa”.

Postimi i plotë:

Për aktivistët dhe votuesit tonë — faleminderit nga thellësia e zemrës për qëndresën dhe besimin; dhe ndjesë prej shpirti për rezultatin që nuk e keni merituar!

Për LDK-në tonë — kjo është sfidë që kërkon reflektim të sinqertë, kurajo, dhe përgjegjësi për të nesërmen! Ecja jonë e mëtutjeshme politike tanimë mvaret nga gatishmëria dhe vullneti ynë për të mos heshtë dhe për t’i dalë zot familjes sonë politike! Strukja në heshtje na dëmtoi thuajase po aq sa ata që mendonin se fitohet gara elektorale me ‘duar ne xhepa’!

Unë nuk kam heshtë dhe s’do heshtë! E kam thënë më herët dhe po e përsëris: Ribrendimi politik për LDK-në është rruga; ringritja është qëllimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme