Google ADS

Bill Gates: Zgjidhja e Covid e lehtë krahasuar me klimën

12:18 | 15 Shkurt 2021
Arbresh.info

51 miliard dhe zero – dy numrat të cilët Bill Gates thotë se duhet t’i dini për klimën.

Zgjidhja e ndryshimeve klimatike do të ishte “gjëja më e mahnitshme që ka bërë ndonjëherë njerëzimi”, thotë krijuesi i Microsoft.

Për krahasim, përfundimi i pandemisë është “shumë, shumë i lehtë”, pretendon ai, shkruan BBC News.

Libri i ri i zt Gates, ‘Si të shmangim katastrofën klimatike’, është një udhërrëfyes për të trajtuar ngrohjen globale.

Mos nënvlerësoni shkallën e sfidës, tha ai javën e kaluar.

“Ne kurrë nuk kemi bërë një kalim sikurse po flasim për ta bërë në 30 vitet e ardhshme. Nuk ka asnjë precedent për këtë.”

51 miliard janë se sa ton të gazrave serë që bota zakonisht i shton atmosferës çdo vit.

Zero është se ku duhet të arrijmë, transmeton arbresh.info.

Kjo do të thotë ulja e emetimeve në një nivel ku çdo çlirim i mbetur i gazit serrë balancohet duke thithur një sasi ekuivalente nga atmosfera. Një mënyrë për ta bërë këtë është duke mbjellë pemë, të cilat thithin CO2 përmes gjetheve të tyre.

Fokusi i zt Gates është se si mundet teknologjia të na ndihmoj për ta bërë këtë udhëtim.

Burimet e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë në dekarbonizimin e energjisë elektrike por, siç thekson zt Gatesm, kjo është më pak se 30% e emisioneve totale.

Ne na duhet të dekarbonizojmë 70% tjetër të ekonomisë botërore – çeliku, çimentoja, sistemi transportit, prodhimi i plehrave dhe shumë, shumë më tepër.

Ne thjesht nuk kemi mënyra për ta bërë këtë për momentin për shumë nga këta sektorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme