Rugova: Disfata që pësuam tregon se garda e vjetër e LDK-së duhet të largohet

09:48 | 15 Shkurt 2021
V. S.

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë që se kryesia e partisë duhet të japë dorëheqje dhe të largohet menjëherë.

Rugova përmes një postimi në Facebook, ka thënë që rezultati i këtyre zgjedhjeve tregon që ‘garda e vjetër e partisë, që me vite po i ikin reflektimit, duhet të largohet’.

Statusi i plotë i Rugovës:

Tre fjali për rezultatin dje.

1. Urime fituesit. Urojmë që Albini të mbajë premtimet dhe të mos viktimizohet më tutje. Tani e ka kohën që të përqafojë përgjegjësinë që ia kanë dhënë qytetarët dhe të mos aktrojë më.

2. Sa për Vjosën. Mendoj që deputetët e LDK-së duhet të rrinë në sallë dhe t’ia bëjnë kuorumin për zgjedhjen e Presidentit. Është shumë me rëndësi që maskat të bien deri në fund dhe që, të gjithë ata votues të LDK-së që i besuan, ta kuptojnë se e tëra, gjithë histeria e saj, ishte vetëm për poste dhe përfitime personale. Në demagogjinë e saj nuk ka as edhe një pikë sinqeriteti dhe kjo do të shihet edhe më shumë në periudhën që kemi para.

3. I përshëndes deklaratat e Kryetarit Mustafa dhe Kryeministrit Hoti, megjithatë duhet ta theksoj që nuk kemi kohë për të humbur. Elektorati ynë na ka dënuar dhe ky mesazh është kristal i qartë. Zgjedhjet në total, por edhe disfata jonë në bastionet tona tregon që komplet garda e vjetër, që me vite tani po i ik reflektimit, duhet të japë dorëheqje dhe të largohen menjëherë. Të rinjtë dhe të ardhurit në parti, që e kanë ndihmuar këtë strukturë të vjetër brenda partisë sonë, duhet të reflektojnë dhe të mësojnë nga kjo përvojë. Ka ardhur koha të ndahemi përgjithmonë nga arroganca, narcizmi dhe egot e sëmura.

Le të reflektojmë, le të veprojmë dhe le të kthehemi më të fuqishëm se para. LDK është pasuri fundamentale e këtij populli./arbresh.info/

Rezultatet befasuese të LDK-së nëpër komuna, askund e para – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme