A po e paralajmëron Isa Mustafa dorëheqjen?

08:31 | 15 Shkurt 2021
arbresh.info

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme  për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme.

Shumë përkrahës të LDK-së, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kreut të LDK-së.

“Në ditët  në vijim, do  të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e  respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa.

Ky postim i tij në Facebook është pasuar edhe me shumë komente në të cilat kërkohet dorëheqja e Mustafës.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit e nxorrën LDK-në si partinë e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme