Google ADS

Basha uron Kurtin dhe Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

08:35 | 15 Shkurt 2021
V. S.

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar liderin e VV’së dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhje.

Basha, thotë se Kosova ka sfida përpara.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona. Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, thuhet ne urimin e  Bashes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme