Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si referendum atë që ka ndodhur në zgjedhjet e Kosovës, ndërsa po kryeson bindshëm kjo forcë politike.
Në një intervistë për ABC, me gazetarët Endri Xhafo dhe Linda Karadaku, Abazi tha se ky rezultat vjen pas vendosjes së një standardi të ri
“Me shumë kulturë dhanë vullnetin e tyre. VV ka marrë shumicë e votave. Ky është një referendum i bërë tetë në Kosovë që vendos pro drejtësisë dhe zhvillimit dhe kundër së keqes.
Këtu kemi një sërë faktorësh. Më e rëndësishme është konsistenca e LVV në marrëdhëniet me qytetarin. Është vendosur një standard i ri. Populli i Kosovës nuk duron tradhtinë politike. Pas 20 viteve të një qeverisje , duke mos realizuar atë që qytetarët kanë pritur nga çlirimi. këto janë arsyet që qytetarët bënë këtë referendum”, tha ai.
I pyetur sesa deputetë pretendojnë të marrin nga diaspora, Abazi tha se presin të marrin 64 deputetë në tërësi.
“Nuk mund të them me numra. Por jam i bindur se do të kemi një numër të mjaftueshëm mbi 64 deputetë që janë rezultat i qytetarëve këtu dhe nga mërgata.
Jemi përballë një vote të referendumit. Ne thelb ka detyrimin qytetar për të larguar ata që kanë ndikuar në kapjen e shtetit”, tha ai.
Më tej, Abazi përjashtoi mundësinë e koalicionit me parti të tjera politike.
“Ne kemi një koalicion me Vjosa Osmanin. Nuk kemi asnjë tentim që të bëjmë koalicione me parti të tjera. ata të cilët kanë në fakt dështuar, pësuar dënimin e qytetarëve duhet të kuptojnë se nëse do të tentojnë të sabotojnë, edhe zgjedhjet e presidentit do të dënohen më tutje se do të shihen si faktorë të zvogëlimit të dinamikës të këtyre institucioneve.
Do presim numrat finalë. Kemi 20 ulëse që janë të garantuara nga minoritetet që do bënim 84 vota”, tha Abazi, ndërkohë që shtoi se janë të detyruar për 20 ulëset që i takojnë minoritetit.
“Nuk ka negociatë. Është respektim i kategorive kushtetuese. Kemi 20 vende të rezervuara për minoritetet. Është për ta të vendosin sesi do të luajnë rolin e tyre”, tha Abazi.
Më tej, ai shtoi se nuk ka asnjë mëdyshje se kryeministër do të jetë Albin Kurti.
“Sistemi i kapur ka tentuar të shkaktojë probleme dhe kriza. Një prej tyre ishte ehe moscertifikimi i Kurtit. Nuk ekziston ndonjë ndalesë për Kurtin që të bëhet kryeministër i Kosovës”, tha ai.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...