Google ADS

Basha uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin: Kosova ka sfida të mëdha përpara

Lulzim Basha
00:00 | 15 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ai ka shprehur gatishmërinë që të punojë me qeverinë e re të Kosovës, në raport me proceset e integrimit euroatlantik dhe njohjet ndërkombëtare, shkruan portal arbresh.info

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka uruar qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj për procesin shembullor të zgjedhjeve, ndërsa e ka quajtur Kosovën si “model për demokracionë” për mbarë rajonin.

Më poshtë mund të lexoni komentin e plotë të Lulzim Bashës:

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.
Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme