Organizata Botërore e Shëndetësisë ende është duke u përpjekur që të zbulojë nëse ka pasur epidemi të koronavirusit në Kinë, para rasteve të bëra publike në Wuhan.
Sipas virologut Marion Kupmans, një anëtar i ekipit të OBSH-së që u kthye kohët e fundit nga Wuhan, tha se nuk është gjetur asnjë provë konkrete që tregon se virusi ekzistonte para dhjetorit të vitit 2019, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, një analizë e gjerë e statistikave kineze të pacientëve zbuloi se 92 pacientë që u sëmurën para epidemisë kishin simptoma të tilla si ato të shkaktuara nga Covid-19.
Testet e fundit të gjakut të kryera midis këtyre pacientëve nuk treguan antitrupa virale, por arsyeja për këtë mund të jetë fakti që ka kaluar shumë kohë.
Mostrat e gjakut të ruajtura që nga viti 2019 në qendrat e grumbullimit të gjakut në Kinë, mund të japin përgjigjje, ndërsa është duke u zhvilluar një debat nëse shkencëtarët mund t’i përdorin ato.
Misioni i udhëhequr nga OBSH, i cili përfshin shkencëtarë nga Kina dhe 10 vende të tjera, nuk ka përcaktuar se cilat kafshë transmetuan virusin për herë të parë te njerëzit. Lakuriqët e natës janë identifikuar si burime të mundshme.
Përkundër faktit se numri i njerëzve të infektuar në botë po zvogëlohet, shkencëtarët e OBSH-së kanë deklaruar se njerëzit duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor