Google ADS

Sela: Me fitoren e VV-së kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata

20:27 | 14 Shkurt 2021
A. B.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pas përfundimit procedit zgjedhor ka deklaruar se me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata.

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor.

Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!

Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës.

Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, ka shkruar Sela.

Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve,…

Posted by Ziadin Sela on Sunday, 14 February 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme