Parashikimi i motit për javën e ardhshme

19:22 | 14 Shkurt 2021
arbresh.info

Java e tretë e muajit shkurt fillon me mot të ftohët dhe me vranësira të shpërndara. Deri të enjten do të ketë ngrica.

Të mërkurën vende-vende parashihet të ketë reshje të dobëta bore, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nga dita e enjte priten ngritje graduale në fushat termike, në të dy vlerat ekstreme.

“Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 gradë deri +5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, paralajmëron IHMK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme