Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar Dhomën operative të Prokurorit të Shtetit, që është e angazhuar për mbrojtjen e votës gjatë ditës së zgjedhjeve.
Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë kësaj vizite, Wigemark u njoftua nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, me rolin e sistemit prokurorial në përgjithësi dhe Dhomës operative në veçanti në mbrojtjen e votës gjatë procesit zgjedhor.
Po ashtu, ai u njoftua me aktivitetet të cilat janë duke u ndërmarrë nga të gjithë prokurorët kujdestar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet tjera, për të siguruar një proces zgjedhor me integritet.
Shefi i EULEX-it uroi që ky proces zgjedhor të kalojë i qetë deri në përfundim të tij./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...