Numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për medie.
“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem. Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga Qendrat e Votimit numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 32.32% apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 votues”, deklaroi Daka, raporton arbresh.info.
Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2019, kishin votuar 29.28% e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues.
Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së, të cilës mund t’i referoheni.
Raportimet që po bëhen nga mediat Daka thotë se janë duke i trajtuar me seriozitet duke bashkëpunuar me institucionet tjera, Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës./arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...