Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë pranimit të vaksinave Pfizer nga Serbia njoftoi se ditën e mërkurë do të fillojnë me vaksinim të punëtorëve shëndetësorë.
“4.680 nga gjithsej 8.000 vaksina nga kompania Pfizer mbërritën me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë.
Të mërkurën ne fillojmë vaksinimin me punëtorët shëndetësorë në spitalin modular në Qendrën Klinike. Falënderoj Presidentin Vuçiq për këtë gjest miqësor. Procedura e rregullt në Agjencinë e Ilaçeve do të përfundojë nesër, pas së cilës ne jemi gati për vaksinim. Vaksinimi do të bëhet në tre faza në përputhje me Planin Kombëtar për Imunizimin e Popullsisë.
Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe rrezikut për vdekje; të përcaktuarit nga rreziku bazuar në moshën, personat më të vjetër se 70 vjeç”, theksoi Ministri Venko Filipçe./Telegrafi/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...