Simptomat e kancerit të mushkërive kanë tendencë që të zhvillohen mjaft vonë, që do të thotë se mund të jetë e vështirë të dihet nëse ekziston rreziku i sëmundjes.
Por ka disa shenja kryesore për të parë të cilat mund të tregojnë se keni një tumor në mushkëri. Këtu janë 12 simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive që nuk duhet të injoroni kurrë, transmeton portali arbresh.info
Kanceri i mushkërive është një nga kanceret më të zakonshëm që diagnostikohet në Britani të Madhe, por shumë pacientë diagnostifikohen me sëmundjen vetëm kur gjendja e tyre është në fazë të rëndë.
Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer janë më të vjetër se 40 vjeç, me pothuajse gjysmën e atyre mbi 75 vjeç.
Shkaku më i zakonshëm i kancerit të mushkërive është pirja e duhanit. Më shumë se 70 për qind e të gjitha rasteve janë të lidhura me pirjen e duhanit.
Disa nga shenjat e kancerit të mushkërive mund të ngatërrohen lehtësisht me diçka më pak serioze.
Një kollë që nuk largohet është simptoma më e zakonshme e kancerit të mushkërive. Gjithashtu mund të përjetoni mund të zhvilloni gulçim, fishkëllimë ose ngjirje të zërit.
Simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive janë:
Kolla që nuk kalon
Dhimbje gjoksi, që mund t’i ndjeni kur merrni frymë
Gjak në mukus, që e nxerrni kur kolliteni
Fishkëllima në veshë
Humbje e shpejtë e peshës
Lodhje
Ngjirja e zërit
Vështirësi në gëlltitje
Enjtje në nyjet limfatike të qafes
Dhimbje kokë
Dhimbje eshtrash./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga