Kush ka të drejt dhe kush nuk ka të drejtë të votojë?

08:10 | 14 Shkurt 2021
V. S.

Çdo person ka të drejtë për të votuar në zgjedhje nëse, i ka mbushur tetëmbëdhjetë (18) vjet në ditën kur mbahen zgjedhjet dhe e plotëson njërin prej kritereve vijuese:

1) Është i regjistruar si qytetar i Kosovës në Regjistrin Civil.

2) Banon jashtë Kosovës në, apo pas 1 janarit 1998.

3) Ka fituar statusin e refugjatit në, apo pas 1 janarit 1995, dhe ka të drejtë për t’u regjistruar në Regjistrin Qendror Civil si banor i Kosovës.

Në anën tjetër, asnjë person nuk mund të votojë nëse është duke vuajtur dënimin e shqiptuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, nëse është i akuzuar nga Tribunali, dhe ka dështuar t’i bindet urdhrit për t’u paraqitur para Tribunalit si dhe është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.

Ndryshe, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të jashtëligjshme votën e deputetit Etem Arifi pas ankesës së Vetëvendosjes.

Ky vendim i Kushtetueses bëri që Qeveria Hoti të bie dhe vendin të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme